Historia e modeles Wanda Nara dhe futbollistit të njohur Mauro Icardi ka marrë fund. Pas ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta, çifti i njohur është ndarë përfundimisht.
Lajmi është konfirmuar nga vet modelja.
Përmes një postimi në “InstaStory”, Wanda është shprehur se është duke përjetuar një periudhë mjaft të dhimbshme.
“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Nuk do të jap më të dhëna më të detajuara për këtë ndarje. Ju lutem të më kuptoni, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”, ka shkruar ajo.
Çifti janë në një marrëdhënie prej 9 vjetësh. Ata janë prindër të dy fëmijve.