Eva Mendes ka qenë e ftuar në një event së fundmi dhe nuk i ka shpëtuar pyetjeve për familjen. Gazetarët kanë zbuluar se aktorja e njohur dhe bashkëshorti i saj Ryan Gosling po bëjnë përpjekje që t’ju mësojnë vajzave të tyre gjuhën spanjolle krahas asaj angleze. Eva është me origjinë latin, prandaj është duke u përpjekur që pjesë e identitetit të vajzave të jetë edhe gjuha mëmë e saj. “Është shumë e vështirë ta realizosh këtë gjë. Kur e thua duket sikur do kryhet shpejt, por unë dhe Ryan po kalojmë shumë vështirësi në këtë aspekt”,-u shpreh aktorja.
Kujtojmë se Eva dhe Ryan kanë një profil shumë të ulët publik. Ata janë ndër të paktët personazhe të ekranit, fëmijët e të cilëve pothuajse nuk njihen nga publiku. /revistawho.com