Një grua që ishte në javën e 36-të pritjes së ëmbël dhe sapo ishte operuar nga një atakt në zemër, solli në jetë një vajzë 2,430 kg. Ndërhyrja e jashtëzakonshme ndodhi në Itali në spitalin universitar të “San Giovanni di Dio and Ruggi d’Aragona”, në Salerno.
Evi Reçi ka intervistuar në emision e pasdites në Vizion Plus, drejtuesin e departametit të lindjes në spitalin në fjalë për të folur për rastin e pazakontë që çoi në një lindje të suksesshme.
Mario Polichetti bashkë me doktor Francesco Marino, realizuan operacionin çezarian që gruaja të sillte në jetë fëmijën e 9-të.
Polichetti tregoi se ndërhyrja ishte e vështirë, por fati qe në anën e tyre dhe janë të lumtur që edhe në na dhe fëmija janë mirë.
Intervista ka zënë vendet e para në gazetat italiane./revistawho.com








