Fansat presin që Fahriye të rikthehet në ekran me ndonjë serial të ri, por aktorja ka vendosur që aktualisht t’i përkushtohet një fushe tjetër. Fahriye ka tashmë linjën e saj të veshjeve dhe bashkëshorti, Burak Ozçivit e ka mbështetur duke publikuar reklamën e linjës së saj. Madje ai ka bërë publikisht edhe një kërkesë.
“A keni edhe për meshkuj zonja Fahriye? Duken shumë me stil. Urime”-shkruan Burak.
“Për momentin po merremi me departamentin e grave zoti Burak. Faleminderit për interesimin tuaj”-ia kthen Fahriye me një emoji duke qeshur.
View this post on Instagram







