Hatice Sendil, aktorja shumë e njohur turke është vënë së fundmi në vëmendje të rrjeteve sociale e mediave turke për shkak të ndryshimit që ka pësuar në pamje. Hatice, e njohur si “Elif” nga roli i saj në seriali “Një pjesë e imja”, publikoi një foto nga pushimet, por në komente fansat u vërsulën duke e akuzuar për ndërhyrje estetike e duke shkruar se nuk e njohin më pas ndryshimeve që ka bërë. Të tjerë shkruanin se Hatice thjesht ka përdorur filter.
Ndërkohë vetë aktorja nuk preferoi të reagojë duke e lënë enigmë këtë pjesë. Ju si mendoni, kanë të drejtë fansat e aktores?








