Gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë për këngëtaren britanike Adele. Së fundmi, ajo ka pasur disa përplasje me fansat e saj, pas anulimit të disa koncerteve kryesisht atë në Wembley. Përpos çmimit të biletave, dihet që për fansat e ardhur nga jashtë vendit, një pikë kyçe për t’u shqetësuar janë biletat e avionit si dhe qëndrimi në hotel. Ata kanë shpërthyer me deklarata të forta kundrejt këngëtares në Twitter ku ndër të tjera shpreheshin që ajo e ka zero etikën e punës. Adele duhet të përgatitet pasi revolta të tilla do t’i kushtojnë një numër të konsiderueshëm fansash./revistawho.com