Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Fansja letër surprizë Stines live në emision: Faleminderit që e bëre ëndrrën realitet

12/02/2018
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A

Këngëtari Stine ka qenë sot i ftuar në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Radio NRG, ku përveçse foli për karrierën e tij, një letër surprizë erdhi në studio nga një prej fanseve të tij, e cila midis rreshtash tregonte sa e donte dhe e vlerësonte këngëtarin.





“Ehh, nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë këngëtar, por do të mundohem të shkruaj diçka për ty Stine. Je një këngëtar shumë i mirë, me një vokal brilant dhe unik. Jam rritur me këngët e tua dhe ndihem e lumtur për këtë gjë. Kënga e parë që më rrëmbeu të isha fanse e jotja ishte kënga ‘Ishe ti’. Kur e dëgjova për herë të parë thashë, wow çfarë kënge, çfarë zëri paska ky, çfarë emocioni të përcjell me zërin e tij dhe që prej asaj dite unë u bëra fanse e jotja dhe vazhdoj akoma të jem. Çdo ditë dëgjoj këngët e tua…nga e para tek e fundit. Të gjitha këngët më prekin dhe shpeshherë e gjej veten time aty. Mund të përmend këngët ‘Besoja’, ‘Nëse Vjen’ dhe ‘Ma more Zemrën’. Nëse do më pyeste dikush cila është kënga më e bukur e Stines, në fakt s’do kisha kohë të mendoja, sepse të gjitha janë të bukura, të veçanta në stilin e tyre…


Kisha 8 vite qe isha fanse e jotja, dëshiroja shumë që të të takoja, por nuk mundesha, e ngushëllohesha duke dëgjuar të gjitha këngët e tua me shpresën se një ditë do të të takoja ty, idhullin tim. Prita shumë, shumë vite, por ia vlejti, si është dhe shprehja “I duruari, i fituari”, kështu ndodhi dhe me mua. Këngëtari im Stine, po, po, Stine, më bëri fansen më të lumtur në botë, më bëri surprizën më të bukur që as nuk do e imagjinoja ndonjëherë në jetën time, as në ëndërr ta shihja…

Kisha mbrëmjen e maturës dhe mendova, pse jo, ta ftoj Stinen dhe ia bëra kërkesën. E ftova që të vinte edhe pse nuk e kisha takuar ndonjëherë, kisha kontakte me të dhe ai e dinte që unë isha fanse e tij, e me tha se do mundohej të vinte. Erdhi dita e shumëpritur, isha në ankth gjithë ditën me idenë se Stine do vinte apo jo. Filloi mbrëmja, orët po kalonin dhe Stine s’dukej gjëkundi, por në momentin më të bukur, teksa kërceja këngën e tij, më vjen një sms në telefon dhe ishte pikërisht ai.

Teksa më thotë që kam ardhur, ‘të lutem dil pak jashtë të të takoj’,-O Zot! U shokova, thashë nuk ka mundësi, nuk është e vërtetë, jam në ëndërr, por jo, isha në realitet. Stine ishte aty, ishte për mua. Ishte një emocion i papërshkrueshëm, ngela pa fjalë… Kur e thirra me të madhe: “Stineeee!”, me dukej akoma ëndërr edhe pse e kisha aty pranë. Ishte një natë që kurrë s’do e harroj në jetën time. Ëndrra ime u bë realitet, e takova idhullin tim dhe sigurisht, momente shumë të bukura Stine mi dhuroi teksa këndonte aty…

Të jam shumë mirënjohëse dhe shumë faleminderit nga zemra që ma bëre ëndrrën realitet. Je një super këngëtar. Këtë që bërë ti, s’besoj se do e bënte dikush tjetër. Je këngëtari më i mirë në botë, ‘number one’! Jam krenare që jam një fanse e jotja. Do të të mbështes në çdo hap tëndin. Këtë letër e shkruajta për të të falënderuar publikisht se e meriton. Te dua shumë!”-shkruhej në letrën që  Flori moderator i emisionit lexoi gjatë emisionit duke e surprizuar këngëtarin i cili u shpreh se iu duk si një përrallë./revistawho.com

 

Tags: fanseleterstine
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Rita Ora nuk do të jetë pjesë e koncertit të pavarsisë në Kosovë, zbuloni arsyen

Rita Ora nuk do të jetë pjesë e koncertit të pavarsisë në Kosovë, zbuloni arsyen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera