Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“FATE TE KRYQEZUARA”/ Denis braktis Xhansunë dhe dorëzon Emren tek shërbimi social, ajo tenton vetëvrasjen

22/07/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
“FATE TE KRYQEZUARA”/ Denis braktis Xhansunë dhe dorëzon Emren tek shërbimi social, ajo tenton vetëvrasjen

Asuman shkon në shtëpinë e Dilarës për t’i marrë para duke e shantazhuar se do t’i tregojë Ozanit të vërtetën, se kush është i ati. Harun mbërrin në kohë dhe dëbon nga shtëpia Asunë. Dilara tronditet që të gjithë e dinë të vërtetën. Xhihani thërret komisarin në firmën e tij dhe i kërkon të kontrollojnë për çdo gjë të jashtëligjshme. Xhihan hedh dyshimet rreth Harunit. Dilarës i kujtohet Hazalli. Hazall mendon se Dilara nuk e ka dashur ndaj e ka harruar aq lehtë. Dilara shkon menjëherë në shtëpinë e Hazallit dhe i kërkon falje. Ajo e fal. Mithat bëhet xheloz për Damirin dhe i bën Hazallit skenë xhelozie. Xhansu i tregon Denisit të vërtetën për Ozanin ndërsa ai kujton situatën e tij të ngjashme. Damir bëhet xheloz për Mithatin dhe vihet në kërkim të të dhënave rreth tij. Xhansu paralizohet sërish dhe humb kontrollin e karrocës. Denis dëgjon të qarat e Xhansusë. Karroca bie në pishinë por fëmijën e kishte marrë më parë Kerimani. Xhansusë i bie të fikët. Denis u kthen Emrenë punonjësve socialë. Në lajme shpërthen skandali i familjes që ka shitur fëmijën për para.
Dilara mban afër Harunin dhe Allazin edhe pse ende nuk i kujtohen. Hazall përpiqet t’i shmanget Damirit. Harun përsërit skenën e dasmës së tij me Dilarën. Damir i shkon Hazallit në shtëpi kur ajo i shmanget duke i thënë se është e sëmurë. Hazall gëzohet.
Njeriu i Damirit ndjek pas Mithatin dhe e shikon në polici. Denis i shkruan një letër ndarjeje Xhansusë dhe ikën nga shtëpia. Ekrem mëson se Xhandan i ka shitur shtëpinë pa i thënë gjë. Xhihan mëson se Harun është bërë ortak me Damirin. Ozkan i tregon Ozanit se Asu është e dyshuar për vrasje. Calltaj ndjek pas Damirin dhe kupton se ai është vënë pas Hazallit. Dilara kujton Allazin dhe Damirin. Policia merr në pyetje Harunin. Dilara refuzon të largohet nga shtëpia kur Xhihani i kërkon të shpërngulet për çështje sigurie. Ozan heq dorë nga idea për të ndihmuar Asunë pasi nuk do që të ndihmojë më Dilarën. Asu mëson se Xhandanin e kanë vrarë. Komisari lë në zyrë Harunin me avokatin dhe i përgjon bisëdën për t’i futur në kurth. Kriminelët vihen në kërkim të Asus. Ajo arrin të arratiset dhe i kërkon ndihmë Damirit duke i thënë të vërtetën.
Xhansu nuk ha. Xhani sëmuret dhe Keriman detyrohet të lërë vetëm Xhansunë. Dilarës i kujtohet çdo gjë rreth Allazit. Xhihani është i mërzitur për gjendjen e Dilarës. Rahmi nxhehet me Xhihanin që ka ende shpresa për Dilarën, pas gjërave që ajo i ka bërë. Xhihan i shkon Xhansusë në shtëpi dhe e gjen pa ndjenja pasi ka pirë ilaçe. Xhihan e dërgon në urgjencë. Hazall bën një aksident të lehtë me makinë. Ajo i kërkon ndihmë Xhihanit por ai e injoron. Hazall bëhet xheloze për Xhansunë. Policia rrugore ndalon Ozanin pasi ishte i pirë në timon. Ai i bën rezistencë ndaj e arrestojnë. Xhihan nuk i përgjigjet telefonatës së Ozanit. Xhansu zgjohet dhe i kërkon Xhihanit të mbajë sekret tentativën e saj për vetëvrasje./ revistawho.com






Tags: fate te kryeqezuara
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
FOTO/ “Dashuri”! Shikoni sa është rritur vajza e Kastro Zizos

FOTO/ "Dashuri"! Shikoni sa është rritur vajza e Kastro Zizos








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera