Ajo është fenomeni i serialit “Fate të kryqëzuara”. Megjithatë në jetën e përditshme është një femër me shumë klas, unike dhe me qëndrim seksi. ”Unë jam një femër e bukur, e zgjuar dhe një kombinim i të dyjave, di të jem edhe seksi (qesh)”, kështu tregon në intervistën e saj të fundit Nursel Kose apo Keriman, siç e njohin në Shqipëri.
Keni qenë e martuar ndonjëherë?
Jo, kam pasur vetëm një marrëdhënie të rregullt që zgjati vetëm nëntë vite.
Pse nuk mbaroi në martesë?
Sepse martesa është një institucion interesant, ai kishte frikë gjithmonë nga martesa, edhe pse ia kam kërkuar shumë herë. Në momentin që u bëra vendimtare për martesë, ai mori valixhen dhe iku.
Pse?
Ndoshta nga frika, u njohëm pasi erdhi në Turqi nga Gjermania, ishte mësuar atje vetëm me bashkëjetesë.
Ju mungojnë fëmijët?
Jo, tashmë jam mësuar me nipat dhe mbesat e mia, sepse kam dy vëllezër të martuar.
Po kush, në fakt, është Nursel, na flisni për veten.
Babai im ka punuar në hekurudha, nëna ime amvisë, unë shkova në Gjermani kur isha 17 vjeçe. Atje motra ime studionte arkitekturë, ndërsa unë fillova teatrin. Gjithmonë në mendje kam pasur mbrojtjen e grave dhe të drejtat e tyre, dhe në atë drejtim punoj gjithmonë .
Roli juaj si Keriman te “Fate të kryqëzuara” duket shumë ndryshe nga ajo që jeni në jetën e përditshme?
Sigurisht, në këtë drejtim unë kam investuar shumë që të dukem sa më bukur e më mirë, ndonëse si aktore që jam mundohem të luaj secilin rol që më ofrohet. Njerëzit mund të thonë çdo gjë, por përkundrazi Kerimanin meshkujt në rrugë duan ta hanë (qesh). Mendoj se bukuria boshe nuk punon, është e nevojshme vëmendja fizike.
Flisni hapur për seksin?
Për seksualitetin mund të flasim si për çdo gjë tjetër. Meshkujt te ne janë duke e marrë atë nga arsimi në klasën e tetë jashtë vendit. Është një gjë e shëndetshme dhe e ngritur, edhe pse në shoqërinë turke është ende tabu dhe e ndaluar.
A mund të jetë aq e keqe Kerimani sa në serial?
Jo, në asnjë mënyrë, nuk më pëlqen aspak ky paragjykim. Kerimani është një grua shumë e mirë, megjithatë mendoj se çdo shtëpi ka një Keriman.
Si kanë qenë reagimet në rrugë pas serialit?
Në fillim isha shumë e frikësuar. Jam munduar të iki nga realiteti duke u fshehur nga paragjykimet, sepse ka njerëz që i marrin gjërat si të vërteta nga seriali dhe të sulmojnë në rrugë, por me kalimin e kohës kam gjetur mirëkuptim.
Raporti juaj me Gylserenin?
E kam mike shumë të mirë në jetën e përditshme, shpesh kalojmë tërë ditën bashkë, bëjmë pazar, pimë kafe./ Panorama