Ajo është një yll televizioni, ashtu sikurse dhe në ekranin e madh. E di shumë mirë se çfarë kërkon nga jeta. Mbi të gjitha për të qëndron fakti që është nëna e një djali dhe kujdeset ta mbajë sa më private këtë pjesë të jetës së saj. Ajo është seksi dhe një femër e bukur. Po flasim pikërisht për Nurgul Yesilçaj. Është ylli i serialeve ‘Dashuri dhe ndëshkim” dhe “Fate të kryqëzuara”. Këtë intervistë të sjellë nga gazeta “Paloma” ajo e nis me këtë koment: Depresioni është një luks për të cilin nuk kam kohë. Jeta është e bukur dhe jam shumë mirënjohëse…
Si është gjendja jote shpirtërore së fundmi?
Në fillim të një filmi të animuar që im bir adhuron “Bee Movie”, thuhet: Sipas të gjithë rregullave të aereonautikës është e pamundur që një bletë të fluturojë. Krahët e tyre janë tepër të vogla për të ngritur peshën e trupit nga toka. Pavarësisht kësaj, bletët fluturojnë. Ato nuk dua t’ia dinë për atë që njerëzit thonë se është e pamundur. Së fundmi jam shumë e lumtur. E qetë. Më pëlqen të jetoj dhe kam plot gjëra emocionuese që më presin. Jeta po më shkon mirë. Kam një fëmijë, një punë që dashuroj dhe shumë miq. Jetoj duke thënë faleminderit dhe injoroj ata që thonë se është e pamundur.
Vazhdon të korrësh sukses pas suksesi. Ke nxjerrë ndonjë konkluzion nga eksperienca apo e ke lënë gjithçka të rrjedhë vetë?
Në fakt nuk jam nga ato që jetojnë për të mësuar nga jeta. Nga natyra jam e tillë që mund të bëj edhe të njëjtin gabim dy herë. Mund të thuash se nuk marr mësim asnjëherë. Jam tipi i personit që aktron më tepër me ndjenjat e veta.
Dukesh një femër shumë e fortë, a është ky thjesht një imazh i krijuar gabimisht apo me të vërtetë je e tillë?
Po, jam e fortë. Kam dy motra më të mëdha dhe kam qenë bebja e familjes. Jam rritur si princeshë. Nuk i kam futur kurrë duart në ujë. Gjithmonë merrja atë që doja. Kjo është arsyeja se përse jam rritur e llastuar. Jam person shumë i fokusuar te vetja. Gjithmonë mendoja para për veten time dhe pastaj për tjetrin. Femrat, kur kanë bashkëshortose një të dashur, fillojnë të jetojnë jetën e tyre. Prandaj femrat kanë aftësinë për të sjellë në jetë dhe mund të bëjnë gjithçka. Pastaj mashkulli fillon ta ndryshojë atë. Femrat duhet të bëjnë gjërat që ato duan. Vetëm në këtë mënyrë ato mund të qëndrojnë në këmbët e tyre. Përndryshe jeta do t’i nëpërkëmbë.
Je një person shumë i fokusuar te vetja, si e ndikon kjo lidhjen tënde dashurore?
Nuk përpiqem të bëhem dikush që nuk jam vetëm për t’i pëlqyer dikujt tjetër. Duhet të ketë një lloj kompromisi. Por nuk do ta jetoj kurrë jetën në mënyrën që dikush do që unë ta jetoj, ata duhet ta jetojnë jetën ashtu si them unë.
Po çfarë ndodh me egon kur është dashuria në mes?
Në ndonjë moment apo në ndonjë pikë ato do të takohen, por me shumë bindje mund të them se nuk do ta ndryshoja jetën për të. Ai do të duhej ta jetonte jetën time.
Pas divorcit je shndërruar në një femër tepër seksi. A nuk bie pak në kontradiktë me ato që thua?
Po, por në këtë lidhje nuk ndodhi ashtu.
Pse?
Martesa krijon një situatë krejt ndryshe. Një situatë që meshkujt e urrejnë. Njerëzit janë nën presion nga shoqëria. Sapo bën diçka dhe të gjithë fillojnë të flasin menjëherë: Uh, ti je i martuar, kjo nuk është e drejtë, nuk duhet ta kishe bërë këtë. Nuk po flas për gjëra ekstreme, në fakt këto të gjitha janë gjëra që i kam jetuar vetë.
Fama nuk i bën më të paprekshëm meshkujt?
Aspak. Madje, edhe fama është një situatë që të bën të ndjesh më tepër presionin e publikut.
Sjellja, media, a e influencojnë lidhjen tënde?
Nuk u kushtoj shumë vëmendje gjërave që thuhen lart e poshtë. Pastaj ata bëjnë punën e tyre. Ata tregojnë gjërat për të cilat njerëzit janë të interesuar. Thjesht ndihem shumë keq kur në mes të kësaj rrëmuje përfshijnë edhe tim bir, duke harruar se Nejat është akoma i vogël.
Njihesh si një femër që nuk ka frikë të flaës. Megjithatë, gjatë martesës ke qenë shumë e qetë, pse?
Fakti që jam një person që i pëlqen të flasë, nuk do të thotë se duhet të flas për gjithçka që të tjerët duan të dëgjojnë. Ne jetuam njëfarë kohe bashkë dhe tani ka marrë fund. Ishte një marrëdhënie personale, midis dy personash. Cem është thjesht një i njohur por jo një shok. Për mua ai është vetëm babai i Nejat. Kjo është arsyeja se përse ende takohemi. Në fakt unë nuk i kam mbajtur kontaktet me asnjë nga ish-të dashurit e mi. Të flasësh për një lidhje që ka përfunduar nuk ka të bëjë aspak me faktin që je një njeri që i tregon të gjitha, në fakt nuk është etike.
Çfarë ndodh zakonisht pas një ndarjeje?
Ka një moment kur ndihesh shumë e depresuar. Brenda vetes kam shumë energji dhe dëshirë për të jetuar. Unë kam aftësinë që të këtë të dytën. Jam mësuar tani me këtë punë. Të biesh në depression është një luks për të cilin nuk kam kohë. Jeta është e bukur dhe jam shumë mirënjohëse. E kuptoj këtë sot më shumë se kurrë. Isha e martuar, jam nënë. Kam një karrierë të suksesshme. Kjo më ka bërë një njeri më të mirë. Zgjohem çdo ditë dhe them: Faleminderit Zot!
Çfarë mamaje është Nurgul?
Pak më përpara Nejat më tha: Ti je mamaja më e mirë në botë. Sigurisht që për mua ai është djali më i mirë në botë. E le të jetë I pavaruar sa herë që ka nevojë për këtë, por gjithashtu ka disa rregulla shumë strikte.
Kemi dëgjuar se për ty është shumë e rëndësishme ta vendosësh vetë në shtrat Nejar. Madje edhe nëse je në një darkë me miq, shkëputesh, shkon në shtëpi dhe kujdeshesh që ai të ketë rëndë për të fjetur. A kthehesh sërish tek miqtë e tu pasi atë e zë gjumi?
Po, jam shumë e vendosur për këtë. Çdo moment që kalon me fëmijën është i ndryshëm. Në punë, jam një Nurgul tjetër, në shtëpi një tjetër dhe me miqtë po ashtu jam ndryshe. Mbase prandaj është kaq e vështirë të kesh një lidhje. Nëse do të më duhej të isha edhe një tjetër Nurgul, atëherë do e duroja. Është shumë e bështirë. Ndonjëherë më duket sikur po mbytem. Unë jam një maniake kur vjen puna tek përgjegjësitë. Kur punoj me diçka, jepem kaq shumë dhe ndonjëherë bëj sikur kam katër duar. Nejat është arsyeja e jetës sime.
Cilat janë prioritetet e tua në jetë?
I pari është djali im. E dashuroj punë time dhe jam një nga personat më me fat. Megjithatë ka një jetë përtej kësaj, prandaj ai është më i rëndësishmi. Puna ime nuk është një çështje për jetë a vdekje. Ne punojmë në industrinë e argëtimit dhe askush nuk do të vdesë nëse unë nuk shkoj një ditë në punë. Por nëse nuk kaloj kohë mjaftueshëm më djalin tim, atëherë kjo nuk është e drejtë. Shëndeti, gjendja e tij emocionale dhe lumturia e tij qëndrojnë mbi gjithçka tjetër.
Ke sjellë në jetë në ekran, femra nga më të ndryshmet. Si përgatitesh për këtë?
Për çdo rol përdor gjëra të ndryshme. Shikoj tipa femrash të ndryshme. Kaloja kohë me shumë prej tyre. Kupton se shumë nga personazhet që duhet të interprtosh i ke pasur pjesë të jetës tënde si karaktere, kështu që merr një pikënisje prej tyre.
Sikurse publiku, ashtu edhe kritikët e artit të vlerësojnë si një nga aktoret më të mira të gjeneratës tënde. Si ndihesh për këtë?
Shumë mirë. Për të qenë e sinqertë përpiqem shumë për të dhënë performancën më të mirë të mundshme. Për më tepër që unë e adhuroj atë që bëj.