Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Fationi largohet nga “Përputhen” dhe me një status i thotë të gjitha

18/01/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Fationi largohet nga “Përputhen” dhe me një status i thotë të gjitha

Pas sherrit të ndodhur në puntatën e sotme të “Përputhen”, Fationi, një nga konkurrentët më të komentuar, ka vendosur të largohet nga programi. Me një status të gjatë, ai sqaron arsyet që e çuan në këtë vendim dhe akuzon disa prej konkurrentëve për pafytyrësi.





Fationi shprehet se vazhdon të ketë respekt për produksionin, autoren e programit Olsa Muhametin, opinionistin, Arjan Konomi dhe moderatoren Bora Zemani, megjithatë pas situatave që e kanë bërë të dalë nga vetja, nuk mund të qëndrojë më në program.

“Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga “Përputhen”. Kjo për shkak se nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut. Këto ditë më kanë ardhur shumë mesazhe ku më pyesin apo më kritikojnë që dal nga vetja apo për zërin tim të lartë, dua t’iu them që Fationi del nga vetja kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur të gjithë e dinë për çfarë flet Fationi por kur ndizen kamerat të fryjnë dhe thonë “Thuaje po je burrë” ose “Hë thuaje se je mësuar me sulme”. Ka pasur disa puntata që jam penduar që ka degraduar situata, jo për ata që janë atje, po për familjen që më ndjek apo për këdo që ka pasur simpati për mua. Por këto puntatat e fundit nuk më pëlqejnë as mua, kam dalë shumë nga vetja, jo se kanë ndryshuar gjëra, por jam lodhur me këtë hipokrizi, viktimizim, mashtrim dhe intriga nga konkurrentët, ndaj del Fationi nga vetja se sheh atë që nuk e shihni dot ju dhe nuk bëhet dot pjesë e tyre. Dal nga vetja se e dinë pikën time të dobët që nuk shtirem dot dhe bëjnë aleancë për të më sulmuar sepse vetëm kështu marrin vëmendje nga publiku nëpërmjet zërit tim, edhe pse sot e kam ngritur shumë më shumë sepse u lodha nga të tilla gjëra. Janë bërë motra e vëllezër dhe dashnorë me njëri-tjetrin, por këto nuk shihen nga ju dhe produksioni, shihen nga unë ndaj reagoj aq keq për gjëra të vogla në dukje, sepse di më shumë se ç’jepet aty dhe shoh më shumë se ç’shihni ju”-shkruan Fationi duke i kërkuar në fund falje autores Olsa Muhameti, Arjan Konomit dhe Bora Zemanit.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Komediani Steve Martin bën vaksinën dhe ka një lajm të mirë e një lajm të keq

Komediani Steve Martin bën vaksinën dhe ka një lajm të mirë e një lajm të keq








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera