Ben Affleck dhe Jennifer Lopez do të fejohen për herë të dytë. Mediat e huaja raportojnë se Ben po bëhet gati për t’i propozuar Jennit. Aktori është parë duke kërkuar për unazë fejese në dyqanin e “Tiffany & Co”. Me vete kishte edhe nënën e tij, Sam dhe djalin, Samuel.
Kujtojmë që në nëntor të vitit 2002 Ben i propozoi Jenniferit me një unazë diamanti ngjyrë rozë që kushtonte 2.5 milion dollarë.
Çifti asokohe e shtyu dasmën për në vitin 2003, por as vitin tjetër nuk u realizua dhe ata u ndanë në 2004-ën.
Tani shpresojmë që dasmë të ndodhë me të vërtetë.








