Dilara është një prej protagonisteve më të pëlqyera të telenovelës “Fate të Kryqëzuara”. Ajo çfarë ka tërhequr shumë teleshikuesit tek aktorja turke nuk është vetëm personazhi i saj. Femrat shqiptare besnike të serialit të TV Klan po çmenden për veshjet e e aktores. Kombinimet e Dilarës janë shumë të pëlqyera dhe tejet të komentuara në rrjetet sociale. Dhe për të gjithë të interesuarit rrobat e saj dhe të Xhihanit, gjenden në Tiranë, përkatësisht në TEG. Është brand-i “Network” nga Turqia (Lexo këtu) i cili ofron për blerësit shqiptarë të gjitha veshjet e Dilarës e Xhihanit dhe të tjera në stilin e tyre.