Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Sport

Fërshëllima në stadium sa herë prekte topin, reagon i prekur Granit Xhaka!

19/11/2025
in Sport
Reading Time: 2 mins read
A A
Fërshëllima në stadium sa herë prekte topin, reagon i prekur Granit Xhaka!

Në ndeshjen Kosovë–Zvicër, që u mbyll me rezultatin 1-1, atmosfera në stadium mori një kthesë të pazakontë: sa herë Granit Xhaka prekte topin, disa tifozë nisën ta fërshëllenin. Kapiteni i Zvicrës, i lindur nga prindër shqiptarë, e pranoi se ky reagim e la pa fjalë.





I habitur dhe i mërzitur, Xhaka tregoi se nuk e kishte imagjinuar një situatë të tillë, veçanërisht në një vend që e konsideron si “shtëpi”.

“Jam i befasuar është gjëja e fundit që kam pritur, veçanërisht këtu në shtëpi. Dhemb, por më duhet ta pranoj. Mundohem të përqendrohem vetëm në futboll. Për fat të keq, është pjesë e lojës. Kjo nuk është hera e parë, jam fërshëllyer edhe nga 60 mijë njerëz dhe jam rikthyer sërish. Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në transfertë”, tha mesfushori.


Si nisi gjithë situata?

Ndeshja startoi normalisht, por tensioni u rrit menjëherë pas disa fërshëllimave të para. Madje, një pjesë e tifozëve të Kosovës zgjodhën të largoheshin nga stadiumi. Shkaku lidhet me një intervistë që Xhaka kishte dhënë më herët, ku komenton zgjedhjen e disa lojtarëve si Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari për të përfaqësuar Kosovën, dhe jo Zvicrën.

Në intervistë, Xhaka tha:

“Lojtarë me kualitetet e tyre janë përfundimisht diçka që nuk dëshiron të heqësh dorë. Nga perspektiva e tyre, çështja është të jenë në gjendje të vlerësojnë statusin e tyre.”

Ai shtoi më tej:

“A do t’ia dilnin të siguronin një pozitë të rregullt startuese te përfaqësuesja e Zvicrës në tri apo katër vjetët e ardhshme? Do ta vija në dyshim këtë, duke marrë për bazë se kush nuk po luan për ne momentalisht, por është më përpara në karrierën e tyre. Ardon Jashari ishte me ne për tri vjet dhe ka bërë katër paraqitje. A është Leoni më përpara se Ardoni? Nuk mendoj kështu. Por ai është një djalë i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheim-in. Ndoshta i ka munguar pak durimi në lidhje me Zvicrën. Por në fund të fundit, është vendim i tyre që të luajnë për Kosovën, që tani po luan në nivel shumë të lartë.”

Këto komente ndezën polemika, dhe rezultati u pa në stadium: çdo prekje e topit nga Xhaka shoqërohej me fërshëllima, derisa situata u qetësua nga stafi i sigurisë.

Ndërkohë që në stadium atmosfera u tensionua, rrjetet sociale shpërthyen në mbështetje për Xhakën. Njerëzit e cilësuan pritjen si “të padrejtë” dhe “të turpshme”, një ndjesi që u shfaq edhe në postimin e Blendi Fevziut, ku komentuesit shprehën keqardhje për mënyrën si u trajtua futbollisti.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia!
Sport

Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia!

24/01/2026
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!
Breaking News

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!

19/12/2025
Ronaldo dhe Georgina, të ftuari specialë të Donald Trump: Mikpritje e jashtëzakonshme!
Breaking News

Ronaldo dhe Georgina, të ftuari specialë të Donald Trump: Mikpritje e jashtëzakonshme!

20/11/2025
“Përgjithmonë 20”, Liverpool nderon kujtimin e Diogo Jotës në sezonin e ri!
Sport

“Përgjithmonë 20”, Liverpool nderon kujtimin e Diogo Jotës në sezonin e ri!

27/07/2025
Nuk ndihmoi, por filmoi, dëshmitari i aksidentit fatal të Diogo Jotës: Makina nuk ishte me shpejtësi, nuk munda të…
Breaking News

Nuk ndihmoi, por filmoi, dëshmitari i aksidentit fatal të Diogo Jotës: Makina nuk ishte me shpejtësi, nuk munda të…

10/07/2025
Liverpool nderon kujtimin e Jotës, familja e tij do të marrë pagat deri në fund të kontratës!
Sport

Liverpool nderon kujtimin e Jotës, familja e tij do të marrë pagat deri në fund të kontratës!

05/07/2025
Next Post
“Kam dështuar…” Reagimi i papritur i Karim Adeyemit pas gjobës €460 mijë euro

"Kam dështuar...” Reagimi i papritur i Karim Adeyemit pas gjobës €460 mijë euro








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera