Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Festivali Multikulturor i Beratit”, aty ku tradita takon modernen

23/07/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Festivali Multikulturor i Beratit”, aty ku tradita takon modernen

Tri ditë-netët e Festivalit Multikulturor të Beratit u përmbyllën të shtunën e 22 korrikut, me koncertin e DJ Dea Buza… Por për të mbërritur në fund, organizatorët e Festivalit kishin organizuar një axhendë të ngjeshur me aktivitete.





Festivali Multikulturor i Beratit erdhi pranë publikut vendas, por edhe atij të mbledhur nga qytete të tjera, me letërsi, muzikë, aktivitete sportive, artizanat, filma si dhe aktivitete për më të vegjlit.

Një festë që zgjat nat’ e dit’, si rrallëherë, mban mes ritmeve e ngjyrave që shtegtuan në shekujt deri në ditët tona, dhjetëra e qindra shqiptarë e të huaj që kanë zgjedhur Beratin e gurtë, edhe në këto ditë të nxheta prej festivalit.


Mangalemi ka mirëpritur “Bucharest Ladies Orchestra”,  “Istanbul Metropolitan”, ndërsa artisti Enris Qinami me tingujt e muzikës spirituale ndaloi te Teqeja e Helvetive sikurse “Trio Entr’act” i dhuroi tingujt e vet tek Muzeu Onufri mes ikonave që sa të takojnë me përshpirtërinë, po aq të magjepsin me historinë që bartin. Festivali u bë një pikëtakim kulturash, besimesh e tingujsh që përçojnë prej shekujsh magji e mallëngjim.

Për të rinjtë e apasionuar pas rrymave moderne te muzikës, pati ritme të rrymave muzikore underground, të kuruara nga DJ i famshëm Uran B e ritme bashkëkohore nga DJ Dea Buza, si dhe muzikë live nga “Offchestra”. Soditje e blerje tek “Panairi i Artizanatit dhe i Librit” në pedonalen e Beratit.

Nuk munguan as performancat e grupeve polifonike, duke u bërë një me tingujt tradicionale nga Àme “Clarinet Quartet” dhe nga grupet folklorike të Beratit dhe Gjirokastrës, pikërisht në mbrëmjen përmbyllëse. Me këtë gërshetim disiplinash që ofron, Festivali Multikulturor i Beratit premton të kthehet në një ‘ves të mirë’ të shqiptarëve çdo muaj korrik, kur para mbërritjes në det, ndalesa bëhet e domosdoshme pranë bedenave të kalasë e lagjeve karakteristike.

Muzikë, këngë, valle, një ndriçim festiv. Emra të njohur të artit bashkë me familjet dhe miqtë zgjodhën të ndiqnin programin e larmishëm të Festivalit Multikulturor, që herë të kthen tek rrënjët e herë të tjera të sjell më të mirën e artit të ditëve tona. / revistawho.com

Tags: Festivali Kulturor Berat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
SI TA QUAJ KËTË DASHURI / JA ÇFARË DO TË NDODHË KËTË JAVË, DIKUSH DO TË VRASË ANXHALINË

SI TA QUAJ KËTË DASHURI / JA ÇFARË DO TË NDODHË KËTË JAVË, DIKUSH DO TË VRASË ANXHALINË








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera