Fifi e ka nisur karrierën e saj nga 0 duke këduar në kafet e vogla të Prishtinës që 16 vjeç. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja teksa i përgjigjej pyetjeve të fansave në Instagram duke rrëfyer se asokohe është paguar 10 deri në 35 euro maksimumi për performancë.
“16 vjeçe dhe kam kënduar në kafet e vogla në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është që ka pas raste kam marrë 10 euro për performancën e më shumë 35 euro në atë kohë. Dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, ka treguar Fifi.








