Raporti i Granitit dhe Fifit u bë prapë temë bisede në ‘Big Brother’, dhe gjatë spektaklit të sotëm secili dha opinionet e veta mbi sjelljet e Fifit që mbajnë larg çdo vajzë nga modeli i njohur. Në një bashkëbisedim me Balina Bodinakun ajo u shpreh: “Unë e dua Granitin si shok, por bëhem xheloze. Kështu jam unë, s’ka të mesme me mua, ose po ose jo”.
Nga ana tjetër Balina e kundërshtoi duke argumentuar se kështu po e kushtëzon lojën e Granitit, madje dhe po ‘frikson’ banoret që nuk guxojnë të flasin me të prej reagimeve të këngëtares.
Si përfundim, Graniti dhe Fifi nuk ka gjasa të mëdha të ndryshojnë raport./revistawho.com