Fifi ka qenë e ftuar sot në “Big Brother Fun Club”, ku më në fund morën sqarim shumë detaje që lidhen ngushtë me daljen e saj nga shtëpia dhe gjithë vështirësitë brenda saj. Ajo u pyet nga Dojna për familjen dhe teksa fliste për ta me shumë emocion pranoi se me babain i është dashur të merret ca më shumë kur doli, pasi ai e ka vuajtur shumë qëndrimin e saj në shtëpi. “Nëse unë qaja dy herë ai qante pesë dhe është penduar shumë për ftohtësinë që unë i ndjeva kur më takoi brenda BBV, pasi nuk e dinte që unë kisha pasur debat të fortë para se ai të hynte në ambientet e shtëpisë”, pranoi Fifi, teksa theksoi se tani gjërat janë mirë. Më tej ajo rrëfeu pak për familjen e saj. “Jap jetën për mamin dhe babin. Ata kanë sakrifikuar çdo gjë për ne dhe tash unë po sakrifikoj për ta. Qëkur jena kthy prej Gjermanie kena vujt me pas një shpi tonën, e kena ndërru shtëpitë e huaja derisa babi arriti me marrë tapinë e një shtëpie, kasolles tonë të vogël”, pranoi Fifi.
Më tej ajo pranoi se është e lumtur që i është kthyer jetës së saj, vetvetes dhe me daljen nga shtëpia ndjeu shumë mbështetje nga fansat dhe familja e saj./revistawho.com