Madonna është duke përzgjedhur kastin që do luajë në biografinë e saj të ekranizuar. Më në fund disa supozime kanë dalë dhe këngëtarja duhet thënë që i ka idetë e qarta. Sipas ‘The Mirror’, ylli muzikës po mendon të marrë Florence Pugh, aktoren e ‘Little women’, ndërsa për versionin e saj më të vogël në moshë ka zgjedhur Julia Garner.


Karriera e gjatë e Madonnës është duke u menduar prej kohësh që të vijë në formën e një filmi, ku tregohen shumë të pathëna. Këngëtarja i ka marrë vetë frerët në dorë që çdo gjë të ketë prekjen e saj, por nëse zgjedhjet e saj do ndryshojnë, këtë do duhet të presim e ta shohim./revistawho.com








