Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Finalmente Elsa”, detaje nga koncerti që do të shndrisë Tiranën!

30/10/2023
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“Finalmente Elsa”, detaje nga koncerti që do të shndrisë Tiranën!

“Finalmente Elsa”, na pret më 1 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Në kohën pa kohë, me kohë plot Elsa vjen në një superkoncert-recital, për Elsën, për jetën, për frymën, për publikun që e ka ngulitur përgjithmonë në kujtesë. Tirana pret gocën e saj, Elsën që i dha muzikën, që i dha dritën që ndizet në arkiva e projekteve më unike, por edhe në ato që do të vijnë. Por Elsa nuk vjen vetëm, e shoqërojnë ata me të cilët këto vite ka mbajtur të paprekur dashurinë për muzikën.





Krah saj do të jenë:

Enrico Melozzi: Kompozon, intepreton e dirigjon. Ka krijuar Roma l’Orchestra Notturna Clandestina. Prej 7 vitesh, është një nga dirigjentët kryesorë i orkestrës së festivalit të Sanremos, ku ka drejtuar këngë e artistë dominues, edhe fitues siç ishte dhe “Zitti e Buoni” i Maneskin. Pas Festivalit të RTSH-së, ku orkestroi dhe dirigjoi “Evita”, do të vijë sërish në Tiranë, si orkestrues dhe Drejtor Artistik i “Finalmente Elsa”.


Nicola Costa, kitarist, aranxhues e kompozitor.. Disa herë pjesëmarrës në orkestrën e festivalit të Sanremos, ku ka qenë disa edicione dhe drejtor i kësaj orkestre. Ka qenë pjesë e tureve të shumë prej aristëve të mëdhenj italianë si Adriano Celentano, Claudio Baglioni, Marco Masini, Neck, etj.

Reberto Gallinelli, basist, është prej vitesh pjestar i grupit të Laura Pausinit.

Lele Melotti, baterist & perkusionist, disa herë pjesmarrës në orkestrën e Sanremos, e në konceret e shumë artistëve të njohur italianë, si Adriano Celentano, Vasko Rosi, Toto Cutugno etj.

Alberto Barsi, kitarist ka intepretuar përkrah Madame, Il Volo, Albano dhe Maestro Enrico Melozzi me rastin e Notte della Taranta 2021 të transmetuar në Rai, është shfaqur si kitarë kryesore në “You are my Everything” nga Il Volo për Festivalin e Eurovizionit 2022.

Pjesë e grupit janë edhe Donato Sensini, saksofonist, Guido Della Gatta, kitarist dhe Clauidio Storniolo, pianist, gjithashtu me një karrierë të sukseshme muzikore.

Në një konferencë për shtyp, Elsa vetëm dy ditë para recitalit zbuloi disa detaje.

“‘Finalmente Elsa’ është për të bërë atë shkrirjen mes karrierës së gjatë në muzikë dhe asaj që do të vijë. Është një projekt që vjen për atë që ka shoqëruar Elsën në gjithë këto vite”.

-A do të ketë artistë shqiptarë?

“Do të jetë Pirro Çako. Do të këndojmë bashkë ‘Diferenca je ti’ për ju”.

-Po Evita do të ngjitet në skenë?

“Evita ka studiuar për Flaut dhe ne në fakt i prpozuam të jetë në skenë, por ajo është pak e turpshme dhe këtë herë jo, nuk do të jetë, do të jetë në publik”.

Enrico Melozzi, bashkëpunëtor i Elsës prej 18 vjetësh tha se është shqiptarët janë me fat, sepse kudo që përmendet emri i saj, të gjithë e njohin atë, Elsën.

Ne presim tanimë vetëm datën 1 nëntor, për Elsën, për këngën që na mbush shpirtin…

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”
Breaking News

Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”

31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Next Post
“Je fituesi im”, partnerja mbështet publikisht Bleron!

“Je fituesi im”, partnerja mbështet publikisht Bleron!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera