Ata janë drejtuesit e dy prej programeve më të rëndësishme investigative në vend, “Stop” dhe “Boom”. Bëhet fjalë për aktorin Gentian Zenelaj dhe moderatoren, Fiori Dardha. Kjo e fundit në shumë intervista televizive ka shprehur simpatinë për kolegun Zenelajn, madje së fundmi ka thënë se do të dëshironte shumë që në të ardhmen të drejtonte një program me të. I ftuar në Lart e Poshtë Gent Zenelaj, i cili është aktualisht i angazhuar me komedinë “Boeing Boeing” në Teatrin Eksperimental ka thënë se i vlerëson shumë fjalët e koleges së tij.
“ Unë Fiorin e njoh që nga koha e tmerrshme e akademisë, ku përpiqeshim të kapnim çdo punë që na dilte përpara. Jam shumë i lumtur për suksesin e saj. Fiori është vajzë shumë e zgjuar sepse e ka kuptuar që rruga e saj është televizioni dhe e respektoj në maksimum”, ka thënë Zenelaj.
Nga ana tjetër ai nuk ka harruar të falenderojë edhe kolegun e tij Sajmir Kodra, i cili është një mbështetje shumë e madhe për Gentin dhe artin e tij./revistawho.com