Egla Ceno u shpall mbrëmjen e djeshme fituese e Big Brother VIP 3. Aktorja u përball në fund me Julian Dedën, duke rrëmbyer çmimin e madh 100 mijë euro. Një ditë pas fitores Egla ka bërë deklaratën e parë duke u shprehur mirënjohëse me një postim në Instagramin e saj.
“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme.
Do shihemi shumë shpejt”, shkruan Egla.