Lori Hoxha feston sot ditëlindjen. Mes shumë urimesh, ai më i veçanti sigurisht është ai i motrës, Sarës. Me një foto nga fëmijëria, Sara nuk mund të gjente fjalë më speciale se aq.
“Gezuar ditelindjen Lori🤍
Une i jam mirenjohese Zotit per shume gjera, jeta ime eshte plot bekime. Por, lutja ime e cdo mbremje je ti. Ne te dyja kemi kontribuar shume tek njera tjetra dhe besoj jemi versioni me i mire i vetes fale ksaj.
Te jam falenderuese Lori, qe jam pjese e jetes tende, qe drita jote rrezaton dhe tek une, qe femijet e mi te duan dhe te respektojne aq shume por sidomos qe jam deshmitare e gjithe fuqise qe ti je. Gjithmone ketu, nje hap pas teje, per te dhene nje dore sa here ta ndjesh nevojen.
Love you always❤️”, shkruan ajo krahas fotos.

Por ka qenë edhe Arbana ajo që e ka uruar Lorin me një foto nga dasma, teksa përqafohen të dyja.









