Humbja e legjendës së Michael Jackson në vitin 2009 ishte padyshim një tronditje për botën e muzikës. Ai la pas një jetë të tërë me hite dhe dashuri për këngën. Paris Jackson postoi në foto në kujtim të ditëlindjes së 59-të të Michael ku shkruante: “Urime për dashurinë e jetës time, personi i vetëm i cili më mësoi çfarë në të vërtetë është pasioni, personi që më tregoi çfarë është morali, dhe si të ëndërroj. Unë asnjëherë s’do të ndjejë dashurinë që e ndjeva me ty, ti je gjithmonë me mua, dhe unë jam gjithmonë me ty. Faleminderit për magjinë, sot dhe përgjithmonë”. Padyshim që humbja e tij është e pazvëndësueshme, mungesë të cilën e bija e ndjen cdo ditë e më shumë./revistawho.com