Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Fjolla Morina: Ju rrëfej prapaskenat e jetës time private. Martesë? Kam 2 vajza…

19/08/2017
in Intervista
Reading Time: 5 mins read
A A
Fjolla Morina: Ju rrëfej prapaskenat e jetës time private. Martesë? Kam 2 vajza…

Ajo është një nga këngëtaret më seksi dhe më sharmante të skenës shqiptare. Njihet për look-un e saj të veçantë me të cilin ajo guxon për të patur një pamje sa më joshëse dhe provokuese. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, e cila edhe pse nënë e dy vajzave bukuroshe, vjen gjithnjë në superformë dhe e pandalshme në projektet e saj të shumta. Edhe këtë verë nuk kanë munguar fotot e shumta të postuara në llogarinë e saj në rrjetet sociale ku pa diskutim ngre në majë temperaturat me format e saj bombastike alla “Kim Kardashian”. Në një intervistë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” Fjolla na shpalos disa nga prapaskenat të klipit të saj të ri të cilin do ta hedh shumë shpejt në treg. Së shpejti, Fjolla do të vijë me një projekt të ri të cilin pak më parë e ka bërë me dije edhe përmes llogarisë së saj në Instagram. Përmes fotografive të cilat i ka shkrepur gjatë xhirimeve të videoklipit të ri, Fjolla duket si gjithmonë provokuese dhe mjaft seksi e mund të guxonim të thonim se i ngjante deri diku seks-simbolit botëror Kim Kardashian. Gjithashtu, gjatë intervistës, ajo na shpalos të fshehtat e jetës së saj personale dhe të qenurin nënë e dy vajzave të vogla. Bukuroshja brune nuk ka harruar të përmendë dhe marrëdhënien që ka me median e cila nuk harron ta ketë në qendër të vëmendjes sa herë që Fjolla “zhvishet” apo e shohin me dikë në krah.

 

Si ka qenë kjo verë për Fjollën?

Vera për mua ka qenë me punë me koncerte, duke punuar në studio me këngët e reja dhe pak pushim me familjen.

 Më shumë pushime apo më shumë koncerte?

Në fakt nuk kam patur shumë kohë për pushime sepse kam qenë e impenjuar duke bërë klipin e ri por jam munduar të gjej kohë të kaloj dhe me familjen këtë verë.

Ndërkohë të gjithë po presim këngën tuaj të re, kur do të vijë?

Së shpejti do vijnë projektet e mija të reja. Unë i kam bërë gjithnjë sa më të veçanta dhe kjo është arsyeja pse jam vonuar pak për t’i nxjerrë. Porn ë fund të fundit rëndësi ka të jenë të suksesshme e jo se kur dalin.

 

Si do të jetë projekti i radhës?

Projekti i ri është shumë sexi dhe do jetë një bashkëpunim me një reper nga Shqipëria por nuk po e them për momentin deri sa të dalë. Është vërtet diçka shumë e bukur dhe dua të mbetet suprizë deri sa të dalë.

Jemi mesuar t’ju shikojme seksi ne klipe si do të jetë këtë herë?

Klipi që jam duke bërë, siç ju thash dhe më parë, është shumë i veçantë dhe si gjithnjë shumë seksi. Nuk ka se si të jetë ndryshe sepse kështu jam unë, seksi dhe provokuese në klipe. Madje unë kam nxjerrë disa video në Insta për të parë prapaskenat. Është një klip që i përshtatet tipit të Fjollës, dhe me siguri do të kënaqë të gjithë fansat e mij.

A do të guxoni për më shumë në klipe?

Ju e dini që unë gjithnjë guxoj të vij sa më e veçantë dhe seksi. Kjo është ajo që unë jam, dhe gjithnjë më pëlqen të guxoj diça ndryshe në çdo klip timin.

 

Ndërkohë keni nxjerrë dhe fotot e reja. Me kë keni bashkëpunuar për këto foto seksi?

Kam punuar me Joni Peçin dhe makeup artist, Suela Cangun dhe të them të drejtën jam shumë e kenaqur nga ky projekt se si ka dalë. Për sa i përket guximit ju e dini që nuk më mungon. Gjithçka mund të pritet prej meje nga ky klip dhe jo vetëm.

A keni patur si qëllim të përngjani me Kim Kardashian në këtë set?

Asnjëherë nuk e mendoj që t’i ngjaj dikujt e aq më tepër Kim Kardashian. Unë nuk i ngjaj askujt përveç vetes sime.

Njiheni si një ndër femrat më sharmante. Sa ju kushton bukuria?

Normal që për çdo femër bukuria kushton. Unë kujdesem gjithnjë që të merrem me palestër ta mbaj trupin në formë por edhe me ushqimin që konsumoj. Pastaj për pjesën tjetër mund të them se linjat e mija janë edhe gjenetike, jam e bekuar nga kjo anë.

Shumë e përfolur për jetën private. A keni dikë në krah?

Në fakt janë mediat të cilat ato sa herë që më shohin me dikë në krah, mik apo të afërt plasin në thashetheme. Unë kam qenë gjithnjë transparente me publikun e nuk kam çfarë fsheh. Është një moment që unë dua të merrem me karrierën dhe me veten time dhe familjen që kam. Për momentin jam e lumtur në krah të familjes sime, të dy vajzave të mija.

Përse ka kaq shumë thashetheme për ju?

Unë bëj muzikë si të më pëlqejë e të më teket. Kështu unë jam vetvetja. Për sa i përket  thashthemeve,  gjithmonë janë të pranishme dhe gjithnjë do të jenë. Por unë nuk merem me këto gjëra aspak. Është normale që në momentin që ti merresh me botën e muzikës, do të shkruajnë dhe do të të sulmojnë. E kemi zgjedhur vetë këtë rrugë kështu që duhet të ballafaqohemi me të gjithë.

Çfarë duhet të ketë një mashkull që të fitojë vëmendjen e Fjolles?

E para duhet të këtë besim tek vetja,  të më respektojë e të më bëjë që të ndihem sa më mirë. E rëndësishme për mua është dashuria dhe besimi.

E keni menduar ndonjëherë fejesën apo martesën?

Jo, për momentin jam shumë e lumtur me vajzat e mija, vetëm ato vlejnë për mua. Në një moment të dytë edhe mund ta mendoj./ gsh.al

 






Tags: fjolla morina
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post

Më 8 shtator bëhet nami! DJ më trendy në botë elektrizon Tiranën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera