Fjolla Morina ka rrëfyr për herë të parë në një intervistë problemet me drejtësinë dhe zgjodhi të flasë për televizionin T7.
Siç vetë këngëtarja ka thënë, ajo ka qenë periudha më e vështirë të jetës së saj.
“Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri”, ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja.
Më tej, Fjolla pranoi se familjes së saj i ka ndikuar shumë, sidomos vajzave.
“Deri të vdes s’kam me harru, vajzat e përjetuan shumë keq. Madje, vajza e vogël ka qenë shpesh nëpër mjekë”, tregoi këngëtarja.
Por Fjolla tregoi edhe një herë se nuk e ka merituar burgun./revistawho.com







