Me promon e fundit në rrjetet sociale, aktorët e “Portokalli” kanë njoftuar se spektakli i humorit do të rikthehet në 6 mars në ekranin e “Top Channel”.
Ndryshe nga dy vitet e fundit ku për shkak të pandemisë, publiku nuk ka mundur ta ndjekë shfaqjen, sezoni i ri do të sjellë sërish atmosferën e vërtetë të duartrokitjeve nga publiku.
Fjoralba Ponari ka ndarë gjithashtu promon, duke konfirmuar se do të jetë sërish nën drejtimin e spektaklit së bashku me Salsanon.
Kujtojmë se këtë sezon televiziv pritet të vijnë edhe disa projekte të reja, të cilat nuk janë zbuluar ende nga drejtuesit e televizionit./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CajsmWzF7C-/?utm_medium=copy_link