Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK? 11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet! 11/12/2025
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Flet burri që vrau gruan në Golem: Qiraxhiu i bënte komplimente

06/09/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Flet burri që vrau gruan në Golem: Qiraxhiu i bënte komplimente

I moshuari Veli Dervishi, i cili vrau gruan e tij, duke e qëlluar tri herë me sëpatë në kokë në Golem, thotë nga burgu se e shoqja, Shazivare (Merja) Dervishi, i kishte nxirë jetën. “Kemi pasur konflikte e mosmarrëveshje gjithë jetën”, shprehet Veli Dervishi, raporton ‘Panorama’. Nga Burgu 302, ku ndodhet në zbatim të masës së vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, 73­vjeçari që kreu vrasjen në familje më 29 gusht 2016 nuk përgjigjet për fyerjet që bëri ndaj të shoqes në daljen para togave të zeza. Avokati i tij mbrojtës, Stefan Topalli, deklaroi dje se ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit ndaj masës “arrest me burg” që Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj klientit të tij më 31 gusht. Sipas avokatit Topalli, vrasja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nuk ka qenë e paramenduar, ndaj në këtë mënyrë është e nevojshme që të analizohen rrethanat dhe të bëhet rikualifikimi i akuzës. Në një intervistë nga burgu për gazetën “Panorama”, Veli Dervishi aludon për bashkëshorten e tij dhe shprehet se është ndierë xheloz, pasi ajo mbajti një natë pa pagesë në shtëpinë e tyre në Golem një familje nga Kosova. Të afërmit e familjes Dervishi kanë thënë më herët se konfliktet 73­-vjeçari i kishte me të shoqen, pasi konsumonte vazhdimisht alkool. Për këtë arsye, ata ishin ndarë me divorc, ndonëse jetonin në një banesë.





Kush është Veli Dervishi, për ata persona që nuk ju njohin dhe nuk e dinë kush jeni ju?

Unë kam qenë teknik ndërtimi për më se 30 vjet, kam punuar në këtë fushë, më pas kam pasur firmën time të ndërtimit.


Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes, kur ju vratë gruan tuaj? Në gjykatë thatë se edhe ajo tentoi t’ju qëllonte. A keni dëshmitarë apo prova për këtë dhe nëse po, si ndodhi ky episod?

Kemi pasur debat për një familje nga Kosova, që morën një apartament me qira te ndërtesa që ne kemi në Golem. Gruaja i la të qëndronin në shtëpi një natë më shumë sesa kishin paguar qiranë dhe unë nuk isha dakord për këtë gjë. Ata qëndruan një javë, gruaja u mori paratë për 6 ditë. Qiraxhiu që kishte ardhur me familjen filloi të hidhte fjalë të mira për gruan time dhe unë aty fillova të dyshoja. Më pas, 3 ditë më vonë, gruaja erdhi në Tiranë me justifikime të ndryshme. Kur u kthye, patëm debat sepse u përballëm në rrugë për arsye kot, më tha çfarë do ti në rrugën dytësore në Golem. Shkuam në shtëpi dhe patëm debat, pasi dyshoja edhe tek udhëtimi i saj në Tiranë me justifikime të ndryshme.

Pse vendoset ta vrisnit gruan tuaj? 

Qëllimi im nuk ishte për ta vrarë, por e vërteta është se tani kjo gjë ka ndodhur. Kam vepruar për vetëmbrojtje sepse në debat e sipër tentoi të më qëllonte me sëpatë dhe kam dy shenja në krahë nga ajo goditje.

A keni dëshmitarë për këtë?

Jo, nuk kam.

A jeni penduar për krimin?

Jam penduar se nuk kam dashur ta vras.

A jeni penduar për fyerjet që i bëtë viktimës në sallën e gjyqit, ku e akuzuat për tradhti dhe e cilësuat “femër e ulët”?

(Nuk përgjigjet)

Çfarë konfliktesh keni pasur konkretisht dhe për çfarë motivesh?

Kemi pasur konflikte të ndryshme gjithë jetën, që kur jemi martuar. Ka qenë shumë e vështirë dhe më ka nxirë jetën. /Panorama

veli-dervishi

Tags: burrigolemgruajavrasja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Balaj dhe Roshi festojnë me këngën e Bujar Qamilit, i filmon Ilda Bejleri…

Balaj dhe Roshi festojnë me këngën e Bujar Qamilit, i filmon Ilda Bejleri...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera