Moderatorja simpatike e Tv Klan Klea Huta, na la të gjithëve me gojë hapur disa javë më parë kur në rrjetet sociale publikoi një foto që shfaqte ndryshim drastik në “look”. Klea dukej siku po priste flokët e saj të gjatë e të bukur në një video që shënonte “e mërzitur me flokët e mi të gjatë”. Por në fakt nuk paska qenë kështu pasi prezantuesja vazhdon t’i ketë njësoj flokët. “Jo, nuk i kam prerë”, iu përgjig ajo njërit prej fansave që e pyeti në një video “live” në Instagram. Më tej dikush tjetër e pyeti se kur do të rifillojë “Gjeniu i vogël”, spektakli i talenteve që drejtohet nga Huta. Klea tha se do të nisë në muajin shtator./ revistawho.com