Nicolas Malvagna, 27 vjeç është personi i arrestuar nga policia amerikane, pasi goditi Bebe Rexhën me një celular në fytyrë gjatë një koncerti në Neë York. Ishin fansat, që njoftuan sigurinë menjëherë pasi Malvanga dyshohet se hodhi telefonin.
27-vjeçari mësohet se ka shpjeguar edhe motivet e tij. “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund sepse do të ishte qesharake”, tha ai.
Ai u dërgua në paraburgim dhe është akuzuar me dy akuza për sulm në shkallën e tretë; një akuzë për ngacmim në shkallën e dytë; një akuzë për ngacmim të rëndë në shkallën e dytë dhe një akuzë për tentativë sulmi në shkallën e tretë.