Ndjekësit vënë re gjithçka ndodh në ‘Instagram’ dhe Sara e Ledri duket sikur janë në një ‘Big Brother’ të përhershëm ku çdo detaj për ta vëzhgohet me vëmendje. Kështu ka ndodhur edhe me ditëlindjen e parë të Poem, e cila nuk është ndarë gjerësisht në media sociale dhe kjo ngriti pikëpyetje për ndjekësit. Ndaj, në bisedën e fundit virtuale me fansat në ‘Instagram’, Sara u detyrua të japë disa shpjegime për ditëlindjen e së bijës. “Ndihesha shumë keq atë ditë. Grip plus shumë emocione për Poem që u bë 1 vjeç. Ishte shumë e vështirë për mua sinqerisht. Nuk ndihesha mirë, nuk dukesha mirë, veshjen e zgjodha kur të ftuarit kishin mbërritur. Por më e rëndësishmja është që fëmijët u kënaqën shumë dhe e besoni apo jo edhe të rritur u kënaqën. Prindërit tanë përfunduan duke kënduar këngë të lashta ndërsa të vegjlit luajtën, derisa nuk mundën më. Ishte një ditëlindje e parë e suksesshme”, u shpreh Sara.
Dhe dukshëm njerëzit me dyshimet e tyre që gjithmonë kërkojnë diçka të fshehur pas postimeve ose mungesës së tyre e nxorën diçka. Qëkur Poem erdhi në jetë, duket sikur është kthyer në formë detyrimi që Sara dhe Ledri të postojnë çdo gjë dhe nëse nuk e bëjnë përballen me 100 pyetje. Por të dy kanë zgjedhur gjithsesi të bëjnë atë që duan dhe që u duket e përshtatshme në çdo situatë. Dhe me të drejtë!/revistawho