Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras 20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit! 20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba! 20/02/2026
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë? 20/02/2026
Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin. 20/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Flet velina brune: Ja si kanë qenë 3 vjet në “Fiks Fare”, për të ardhmen ëndërroj…

22/04/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Flet velina brune: Ja si kanë qenë 3 vjet në “Fiks Fare”, për të ardhmen ëndërroj…

Një bionde dhe një brune, të dyja të bukura dhe joshëse, me një pamje të lakmuar nga çdokush. Po flasim për velinat e “Fiks Fare”, vajzat që i shohim çdo mbrëmje në “Top Channel”, teksa performojnë.





Anisa Mukaj është velina brune, e cila bashkë me Briseidën bionde janë në harmoni dhe sinkron të plotë në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Anisa tregon në një intervistë për “Bluetooth” ‘G.SH’ përvojën e saj 3-vjeçare në këtë emision, por edhe synimet e saj për të nisur një karrierë ndërkombëtare në modeling, pse jo edhe të shndërrohet në një bizneswoman. “Kam dëshirë që në një të ardhme të bëhem një financiere e zonja, pse jo krahas kësaj të kem edhe një biznes privat”, tregon velina, ndërsa shprehet se aktualisht po punon për realizimin e një albumi me fotografi, me synim që gjatë verës t’ua prezantojë agjencive të modës jashtë vendit.

Anisa, prej sa kohësh je në “Fiks Fare” dhe si ndjehesh aty?


Ky është viti i tretë që jam pjesë e këtij formati të realizuar me përkushtim dhe sukses, nga një staf i madh dhe i konsoliduar. Ndihem me fat që jam pjesë e “Fiks Fare”, ndaj do ta përkufizoja si një ndër eksperiencat në të bukura, që besoj se do të mbetet gjatë në kujtesën time edhe në të ardhmen.

Cilat janë raportet e tua me Devisin dhe Dorin? Bëhen ata ndonjëherë të ashpër me ju, apo t’ju vënë në siklet?

Me Dorin dhe Devin jemi njohur në një tjetër program, ai “Pa Limit”. Të punosh me ta mbetet gjithmonë kënaqësi. Kemi një raport shumë të mirë me të dy. Na bëjnë gjithmonë të qeshim me batutat e tyre, pa na vënë në siklet në asnjë moment.download (1)

Një brune, një bionde… Ekziston edhe mes jush ajo “lufta” e xhelozisë? Çfarë raporti keni?

Me Briseidën kemi krijuar një marrëdhënie të veçantë. Ajo është një vajzë e mrekullueshme, po aq sa edhe e bukur. Pjesa e xhelozisë midis dy velinave është një përshtypje e gabuar, që u është ngulitur njerëzve, por që nuk ekziston. E them këtë, pasi në të vërtetë ne nuk jemi rivale, por shoqe të mira, që ndajmë bashkë momente të jetës.

Je një ndër vajzat më simpatike të ekranit. Synon të bëhesh moderatore?

Asnjëherë nuk ndjek rrugën e planifikimeve për të ardhmen. Gjithçka ia lë në dorë fatit. Është ai që shpesh na rezervon surpriza dhe shtron para nesh zgjedhje, që ndoshta as nuk i kishim menduar më parë. Ndaj dhe rrugën drejt televizionit ia lë kohës.

Anisa e ndjen veten më shumë modele a balerinë?

Baleti ka qenë një pasion i hershëm. Do ta quaja një ëndërr në sirtarin e fëmijërisë dhe që mbeti gjithmonë e tillë, pavarësisht përpjekjeve të mia të dikurshme. Tashmë baletin e zotëroj sërish, por në një aspekt tjetër, në atë të plotësimit dhe përmbushjes së kënaqësisë vetjake, duke mos harruar edhe ndihmën që më jep në punën time aktuale, në “Fiks Fare”. Ndërsa ndjesia e të qenit modele sapo ka filluar, pasi unë po merrem me realizimin e një “book”-u, që të mund t’ia prezantojë këtë verë disa agjencive jashtë vendit. Kështu që mund të them që për momentin e ndjej veten të përfshirë në të dyja.8161831490_2ba0b60d0f_b

Duhet thënë se ke trup për t’u lakmuar. Çfarë bën për të qenë në formë?

Baleti më ka ndihmuar shumë që të mbaj trupin në formë, duke qenë se e kam ushtruar që e vogël. Mund të them që është dhe pak gjenetike. Nuk është se bëj ndonjë gjë të veçantë, si për shembull të mbaj dietë, ose të ushtrohem në palestër.

Pas punës, cilat janë impenjimet e tua? Studion?

Momentalisht jam shumë e përkushtuar te shkolla. Jam në master, në vitin e 2-të për “Financë-Bankë”.

Cili është profesioni yt i së ardhmes?

Kam dëshirë që në një të ardhme të bëhem një financiere e zonja, pse jo krahas kësaj të kem edhe një biznes privat.

Pasione të tjera?

Modelingu, baleti, noti.

Je e dashuruar?

Me veten po (qesh).

Çfarë është më shumë e rëndësishme për ty në një lidhje?

Sinqeriteti, besnikëria, përkushtimi.

Sa rëndësi ka pasuria për ty?

Mendojë se në jetë ka gjëra të tjera që janë më primare, pavarësisht se paraja zë një vend të rëndësishëm, sidomos në kohën që po jetojmë./GSH.AL/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
Damiano i hap zemrën Armelës: Kam vuajtur shumë në emigrim, lahesha në banjot e lokaleve

Damiano i hap zemrën Armelës: Kam vuajtur shumë në emigrim, lahesha në banjot e lokaleve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera