Ne nuk e dimë nëse ju do e merrnit me mend moshën e Diellza Kolgecit sot që ajo feston ditëlindjen, në rast se ajo vetë nuk do ta ndante këtë detaj. Megjithatë duket se koha ka ndaluar për bukuroshen kosovare, e cila sot mbush 42-vjeç e ka zgjedhur të ndajë një urim për veten të shkruar 5 vite më parë, duke shtuar se asgjë nuk ka ndryshuar nga ai moment e nga këto mendime.
“I jetove me shume aventura te bukura, me sfida te cilat vet vetes ja krijove, me komplikime te cilat i bere dhe i zgjidhe po vete! Sepse ti e di, ti nuk je njeriu i qete dhe i shtruat qe deshironin dhe enderronin prinderit e tu! Nuk je personazhi qe e tundon rehati dhe e josh lehtesia! Jo asnjehere! Ti nuk je e qete, por je nje njeri i mire. E do jeten ne cdo moment. Di te kenaqesh me pak edhe pse kerkon shume. Pikerisht kjo t’i komplikon gjerat. Dualizmi mes pritshmerise dhe aftesise per t’u kenaqur edhe me ate qe ke. Ti nuk e do qetesine. Ne fakt, te dyja ju keni nje marredhenie kaq te forte dhe te cuditshme. Nje lloj dashurie dhe urrejtjeje. Qetesia per ty eshte e bukur vetem kur je vete ti me natyren. Por qetesia nuk eshte ana jote e forte. Ke kaluar dhimbje te cilat ja ke tregua vetem qetesise dhe per kete arsye qetesia edhe pse eshte mike e mire prap nuk eshte ajo qe ti do”, ka shkruar Diellza në një pjesë të urimit, duke sjellë kështu në rreshta një pasqyrë të gjithë gjërave për të cilat ka sfiduar veten, ka mësuar dhe ka ecur në të njëjtën kohë gjithë këto vite.
Mes rreshtave Diellza pohon se ka bërë dhe gabime, për të cilat është e sigurt se ata që ka lënduar e kanë falur pasi e njohin dhe e dinë se ajo nuk bën asgjë nga mëria, por nga pasioni dhe sfidat.
Edhe pas 5 vitesh, Kolgeci ka shtuar se asgjë nuk ka ndryshuar, mes qetësisë e pasionit, aventurave e dashurisë, përveç faktit se ndihet më e përmbushur pasi është bërë nënë me vajzën e saj, Helena.
“5 vite qe kur e kam shkrua kete urime per MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar ne brendesi vetem jam me e permbushur sepse jam nena e Helenes Ju faleminderit te gjithve per urimet, fjalet e embla. Ju dua”, ka shtuar Diellza, duke sjellë një panoramë të kujtimeve më të bukura të saj nga fëmijëria, vitet në skenë, kopertinat e daljet publike përgjatë viteve të lëna pas./revistawho.com