Revista Forbes ka shpallur 100 gratë më të fuqishme në botë për vitin 2020, mes të cilave lidere me ndikim në politikë, biznes, showbiz etj. Pjesë e listës janë 10 kryetare shtetesh. Kancelarja gjermane Angela Merkel mban vendin e parë për të dhjetin vit rradhazi. Pas saj, në vendin e dytë rradhitet kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde. Zëvendës presidentja amerikane Kamala Harris mban vendin e tretë duke hyrë për herë të parë në këtë listë.
Ursula von der Leyen, presidentja e parë femër e Komisionit Europian dhe Melinda Gates, bashkë-kryetarja e Fondacionit, u rradhitën në vendin e katërt dhe të pestë.
Përveç Harris, edhe disa politikane të tjera amerikane janë bërë pjesë e listës, si Nancy Pelosi në vendin e shtatë apo aktivistja Stacey Abrams në vendin e 100.
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern zuri vendin e 32 në renditje. Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen radhitet në vendin e 37.
Disa nga personalitetet më të njohur në botë gjithashtu janë pjesë e listës, duke përfshirë Oprah Winfrey në vend të 20, Beyonce në vendin e 72 dhe Taylor Swift në 82-tën. Mbretëresha Elizabeth II, gjithashtu e u radhit e 46-a.