Pas dy vitesh shkëputje, “Big Brother” është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së audiencës shqiptare. Qindra mijëra fansa të këtij reality show ndjekin me interes çdo gjë që ndodh brenda shtëpisë, ndërsa ata që njohin konkurrentët nuk ngurojnë të zbulojnë informacionet e tyre të “fshehta”, ato që na fshehin brenda shtëpisë. Ky është edhe rasti i Fotinisë, e cila duket se na ka gënjyer për identitetin e saj. Një nga fansat e Olti Currit e ka demaskuar konkurrenten e “Big Brother”, teksa ka thënë se emri i saj i vërtetë është Fatime dhe vjen nga Lazarati./Kosovarja