Jo vetëm trëndafilat, mimozat, dhuratat dhe drekat e darkat janë kryefjala e datës së sotme, ditë e rrethuar me zemër të kuqe në kalendar, nga çdo vajzë e grua. Sot, në ditën e tyre duhet ëmbëlsi, në të gjitha kuptimet që merr kjo fjalë. Në mesazhe, fjalë veshi, në përqafim por… Edhe një tortë e mirë. Dy mikesha të famshme zgjodhën të ëmbëlsohen bashkë sot, në vendin ideal në kryeqytet, tek pastiçeri “Reka”. Aty janë takuar këngëtarja e famshme Miriam Cani dhe mikesha e saj, kuratorja e imazhit Miranda Dupi. Dy biondet e suksesshme kanë ndarë këtë pozë ndërsa Miranda bën një dedikim për Miriam: “Me imazhin e mirësisë dhe njeriun e dashur për mua Miriam”./ revistawho.com