Moderatores së njohur Albana Osmanit sapo i kanë vjedhur llogarinë zyrtare në “Instagram”. Ndjekësit u habitën kur në profilin e saj u postua një gotë me hashash, detaj i cili menjëherë i shtyu të besojnë që dikush kishte “hackuar” llogarinë e saj. Nuk vonoi shumë dhe autori publikoi një pjesë të fytyrës së tij, veprim i cili u pasua nga dhjetëra komente që i kërkonin t’i kthente adresën Albanës. Në përshkrimin e vendosur në profil shkruhet: “Faulty x Joshy”. Albana Osmani është e njohur për publikun jo vetëm si pjesë e ekranit por dhe si themeluese e nismës “Ti je një luledielli”. Shpresojmë që ajo të rrimarë përsëri profilin e saj zyrtar në “Instagram”./revistawho.com