Edhe pse po bëhet e famshme përtej oqeanit e po kërkon suksesin andej, Bleona Qereti, vazhdon të jetë në qendër të showbiz-it shqiptar. Ajo është tepër e dashur me kolegët e saj, gjë që e ka treguar dhe në komentin më poshtë. Në një video të postuar nga Ermal Mamaqi, ku duket Ronela, teksa imiton këngëtaret e njohura shqiptare, Bleona shkruan: “I fucking love her” (E dua atë dreq). Dhe në fakt Ronela na bëri të gjithëve ta duam më shumë me paraqitjen e saj në ‘Xing me Ermalin’.