Aktori i famshëm shqiptar Elvis Pupa është i martuar me Belinën, një vajzë shumë simpatike. Siç dihet, çifti prej vitesh jetojnë mes Amerikës dhe Shqipërisë pasi artisti ka kryer disa projekte televizive. I fundit ishte programi i humorit në “Digitalb”, “M’fal për shprehjen” që ndonëse pati sukses sezonin e kaluar, nuk po realizohet më. Mirëpo pavarësisht se nuk ka nisur asnjë projekt, Elvisi duket se do të qendrojë në Tiranë. Bashkëshortja e tij, me profesion pedagoge, ka nisur punë. Ajo njofton në Instagram se po i rikthehet mësimdhënies në Universitetin e Tiranës. Mos ndoshta çifti e kanë braktisur përfundimisht Amerikën?/ revistawho.com