Yjet e muzikës, Cheryl dhe Liam Payne sot kanë konfirmuar se janë bërë prindër. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se më 22 mars kishte sjellë në jetë një djalë.
“Të mërkurën, më 22 mars, Liam dhe unë u bëmë prindër me një djalë jashtëzakonisht të bukur, dhe të shëndetshëm, dhe më duket si ëndërr. Ende nuk ka emër, jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar me ardhjen e foshnjës. Urime Dita e Nënës në gjithë botën. Ditë, që tani ka domethënie tjetër për mua përjetësisht”- ka shkruar ajo në Instagram.
Muaj më parë kishte pasur spekulime se Cheryl, 33 vjeç, dhe ylli i One Direction, Liam ishin në pritje të fëmijës së tyre dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht këtë lajm./koha.net