Fare thjesht, një drekë me pica. Kështu po e kalon ditën e ditëlindjes së saj, “Zonja e Parë ” e selisë blu, Aurela Basha. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka uruar të shoqen në rrjetet sociale pak më parë, duke ndarë një moment nga dita e tyre speciale. “Edhe 100”, shkruan ai teksa të dy pozojnë të buzëqeshur. Pra nuk është e thënë që politikanët e famshëm të kalojnë patjetër dreka në jahte apo restorante superluksoze. Megjithëse kurrë nuk i dihet, ditëlindja ende s’ka mbaruar e kushedi çfarë rezervon darka… Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që çifti demokrat tregojnë publikisht se kanë një jetë të thjeshtë. Edhe ne si kryetari, i urojmë edhe 100 të tjera të lumtura zonjës Aurela!/ revistawho.com







