Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga incidenti që pushtoi mediat, mes dy kantautorëve Flori Mumajesi dhe Ernest Duka, plaga që ju shkaktua Florit qëndron akoma. Këngëtarit vazhdon ti duket ende shenja në ballë, ndonëse nuk e dimë ekzaktësisht nëse është vetplagosur apo ju shkaktua nga goditja e Stines.
Sherri mes Stines dhe Florit shkaktoi shumë rrëmujë në media, ndonëse asnjë nga protagonistët nuk ka preferuar kurrë të flasë për këtë ngjarje.