Lidhja e tyre ka qenë një nga më të përfolurat në botën e showbiz-it. Bëhet fjalë për Genta Ismajlin dhe muzikantin e njohur Milot Binaku. Lidhja e tyre disa vjeçare befas mori fund dhe asnjëri prej tyre nuk ishte i gatshëm të rrëfente arsyen që i shtyu të merrnin një vendim të tillë. Epo vitet kanë kaluar dhe Miloti është martuar me një këngëtare tjetër të njohur, Vjosa Shehu. Ditën e djeshme ata janë bekuar me ardhjen në jetë të një vajze të vogël të quajtur Ira. Lajmi u dha nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku shfaqet Vjosa me të bijën e porsaardhur në jetë. Ndonëse lidhja 6-vjeçare me Gentën i përket së shkuarës, Miloti tashmë ka krijuar familjen e tij./revistawho.com








