Seriali brazilian “El Clone”, ka qenë një nga serialet më të ndjekura në trojet shqiptare.
Madje “dashuria” për këtë serial pati shkuar aq larg saqë u patën krijuar edhe produkte ushqimore më fotografitë e tyre.
Ka shumë vite që ky serial ka mbaruar, dhe kasti i këtij projekti ka vazhduar me seriale tjera. Por aktorja Giovanna Antonelli, e njohur si Zhadja pati fituar simpati të madhe të shqiptarëve. Ajo sot është 40 vjeçare dhe vazhdon të jetë në formë.