Dy këngëtare të pëlqyera nga publiku kanë mbledhur forcën që të sjellin një bashkëpunim.
Flasim për Kidën dhe Xhensila Myrtezaj, të cilat kanë përfunduar xhirimet e klipit në Tiranë. “Uh Baby” titullohet kënga e cila është punuar nga Zzap Chriss me tekst nga Fero. IndeksOnline ju sjell pamje ekskluzive nga videoklipi që do të lansohet së shpejti, e ku dy këngëtaret shfaqen mjaft seksi dhe më shumë stil.