Laura Nezha është një vajzë shumë e talentuar e cila këndon dhe aktron. Atë e kemi parë shpesh si në skenën e teatrit ashtu edhe në festivale. Por puna në teatër mbetet e para për Laurën. Së fundmi ajo është pjesë e trupës së aktorëve në shfaqjen “Tramvaji me emrin dëshirë”, ku Laura ka rolin e Stela Dybua një franceze që iu përshtat jetës në New Orleans për hir të dashurisë. Stela është brune dhe shtatzënë. Do të presim se si do të shfaqet Laura nën petkun e saj në skenën e teatrit nga 15 prilli./ revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BSy72mCDK9t/?taken-by=laura_nezha