Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson janë fotografuar duke pirë së bashku në ballkon para darkës, gjatë një takimi në Berlin ku kanë folur për marrëveshjen e re të Brexit.
Liderat duket se po bisedojnë intensivisht mes tyre, shpesh edhe me gjestikulacione.
Merkel mësohet se i ka dhënë 30 ditë afat Johnson për të dalë me një alternativë tjetër për Brexit, pasi ajo thotë se BE është e gatshme të marrë në konsideratë një marrëveshje të re./Revistawho