Nëpër qytetet shqiptare, kjo ditë që simbolizon ardhjen e stinës së ngrohtë festohet në forma të ndryshme. Simbolika kryesore është sigurisht ëmbëlsira tradicionale e Elbasanit, por jo vetëm. Lulet e freskëta në shtëpi, degët e ullirit në dyer e porta, veroret shumëngjyrëshe të vendosura në dorë nga të mëdhenj e të vegjël… Të gjitha këto “adete” i ka plotësuar sot këngëtarja e famshme shqiptare Poni. Ajo ka publikuar një foto të të birit i cili po shijon një ballokume me verore në dorë, ulur në një tryezë me lule të freskëta. Gëzuar!/ revistawho.com