Kompeticioni i bukurisë “Miss Globe”, rikthehet në Shqipëri, vendin ku është organizuar për më shumë se 10 vite, e që këtë herë përveçse mikpritës është edhe zotërues i patentës origjinale të këtij eventi. 25 nëntori do të bëjë bashkë në “ExpoCity” bukuri nga e gjithë bota, për të zgjedhur në përfundim të spektaklit më të bukurën e globit… E ndërsa janë zbuluar disa nga detajet e këtij kompeticioni, ka mbetur ende enigmë prezantimi. Në faqen zyrtare të “Deliart Association”, që bën prodhimin e këtij konkursi janë publikuar vetëm disa të dhëna, që bëjnë me dije se drejtimi i “Miss”-it këtë vit i është besuar një prezantueseje me përvojë dhe një aktivisti të shoqërisë civile. Pas një hulumtimi, “revistawho.com” zbuloi se ata që do të drejtojnë këtë vit “Miss Globe” janë prezantuesja Iva Mera dhe Altin Hazizaj, aktivist në problematikat e fëmijëve dhe komunitetit LGBT. “Miss Globe” do të transmetohet drejtpërdrejtë në valët e “RTSH”, që është media partner i këtij eventi.