Ka ndërruar jetë Kenan Ismaili, kitarist i grupit ‘Foleja’. Anëtarët e grupit kanë bërë të ditur vdekjen e tij përmes një mesazhi në Facebook, duke ngushëlluar të afërmit dhe dashamirët e këngës së tyre. “Me dhimbje të thellë në zemer morëm lajmin për vdekjen e Kenan Ismailit, kitarist i Grupit Foleja. Autori i këngës ‘Vetëm 5 minuta’, padyshim kënga më e popullarizuar zbavitëse në trojet shqiptare, do të mbetet një kujtim për të gjithë adhuruesit e të ndjerit”, shkruan në njoftimin e Grupit Foleja. Kujtojmë se këngën e ka risjelle nëpër koncerte këngëtari i ndjerë, Agron Berisha./ Telegrafi